Kemi 333 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Në datë 26 shkurt 2015, në Rektoratin e Universietit Politeknik të Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe kulturor, u zhvillua takimi ndërmjet Rektorit të UPT, Akademik Jorgaq Kaçanit dhe Drejtorit të Qëndrës Kulturore Turke Yunus Emre, Z. Tayfun Kalkan.
Të pranishëm ishin edhe Zv. Rektori per anën mësimore Prof. Genti Guxho si dhe Zv. Rektori per anën shkencore Prof.As. Vladi Koliçi.
Në këtë takim u dikutuan mundësitë për vendosjen e platformave të qarta të bashkëpunimit mes dy institucioneve në aktivitete të ndryshme si konferenca, akordime bursash në universitetet turke, etj.
Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nënshkruan në datën 17.02.2015 një marrëveshje për bashkëpunim teknik dhe shkencor në fusha me interes të përbashkët.
Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranes, Akademik Jorgaq Kaҫani dhe Administratori i OSHEE, Z. Adrian Ҫela.
Kjo marrëveshje synon mundësi punësimi, ofrimin e faciliteteve për kryerjen e praktikave mësimore, laboratorëve, mikrotezave dhe disertacioneve nga ana e studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës në objektet e OSHEE. Gjithashtu ajo inkurajon projekte, ekspertiza, studime dhe kërkime të përbashkëta për sektorin energjitik nga të dy institucionet.
Një protokoll bashkëpunimi u nënshkrua më 17 Nëntor 2014 me qëllimin për të forcuar lidhjet akademike mes Eastern Mediterranean University dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Akademik Jorgaq Kaçani, Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Zv. Dekani Gjergji Islami firmosën marrëveshjen në zyrën e Rektorit të EMU Prof. Dr. Necdet Osam.
Gjatë vizitës, Prof. Dr. Osam shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e përfaqësuesve të UPT në Eastern Mediteranean University. Rektori Kaçani përcolli përshtypjet e tij më të mira për standardet ndërkombëtare dhe cilësinë e lartë akademike të ofruar në EMU dhe theksoi se ndihet mjaft i nderuar që vendos një protokoll bashkëpunimi me këtë universitet. Pasi të dy rektorët firmosën protokollet e bashkëpunimit, një marrëveshje tjetër me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy fakulteteve të arkitekturës u firmos nga Dekanja e Fakultetit të Arkitekturës në EMU Prof. Dr. Sebnem Hoskara, Zv. Dekanja As. Prof. Dr. Özlem Olgaç Türker si dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në UPT Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Zv. Dekani Gjergji Islami.
Protokollet e vendosura mes dy institucioneve do të mundësojnë ndarjen e informacionit dhe rezultateve të kërkimit shkencor si dhe shkëmbimin e studentëve dhe anëtarëve të stafit akademik. Pjesëmarrës në ceremoninë e firmosjes së bashkëpunimit për EMU ishin edhe Zv. Rektori për çështjet Akademike Prof. Dr. Ahmet Sözen, Zv. Rektori për Promocionin Prof. Dr. Hasan Amca dhe Zv. Rektorja për çështjet e Studentëve Prof. Dr. Hifsiye Pulhan. Në fund të takimit palët shkëmbyen edhe dhuratat e përgatitura për këtë rast.
Burimi: www.emu.edu.tr
Projekti KHE STO - Seminar tekniko shkencor:
Përmirësimi i transportit publik me ndihmën e instrumentave të teknologjisë së informacionit