Kemi 208 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Më datën 20 Tetor 2015, në sallën “Silvano Pedrollo” të Rektoratit të UPT, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa” Akademikut Kosovar Fejzullah Ibrahim Krasniqi, akorduar nga Senati Akademik i UPT.
Në datën 11 Shtator 2015 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Fakulteteve të Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Ondokuz Mayis University në Samsun Turqi. Marrëveshja e nënshkruar nga Prof. Andrea Maliqari dhe Prof. Derya Oktay mundëson shkëmbimin akademik midis të dy shkollave. Gjithashtu rektorët e dy universiteteve vendosën bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus +. Ky bashkëpunim do të mundësojë mobilitetet për mësimdhënie dhe trainim dhe do të jetë një mbështetje për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy universiteteve në përgjithesi dhe fakulteteve të Arkitekturës në veçanti.
Në kuadër të aktivitetit 'Lutja e Paqes 2015", organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë , në datat 7 dhe 8 shtator 2015, në sallën Silvano Pedrollo, të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvilluan diskutime me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare, me tematika për promovimin e paqes dhe kundërvënien ndaj dhunës, me propozime konkrete dhe të realizueshme. Në aktivitetet e zhvilluara morën pjesë krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine. Po ashtu morën pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur.
Qeveria Italiane ofron bursa pasuniversitare për vitin akademik 2015-2016.
Kandidatet duhet të dorëzojnë dokumentet pranë Institutit të Kulturës Italiane brenda datës 27 Maj 2015.
Afati i fundit i aplikimit është data 31 Maj 2015.
Për një informacion më të detajuar për bursat italiane:
http://www.arsimi.gov.al/al/arsimi/universiteti/bursa-dhe-programe-studimi
http://www.arsimi.gov.al/al/program/bursa-dhe-programe-studimi