Projekte

BKSTONE

REACH

DRIVE

Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE “

Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.

           

           

           

 

                                                              

Vini re !!!!!

Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
 kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.

 Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.

Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/

Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.

Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu

 
Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/ GRADUA
                                                                    
 Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në databazën e të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e diplomuar; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimi i vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës. Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës. Projekti do të mbështesë kështu universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës së integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) përmes:
i) grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e diplomuar dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;
ii) lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare);
iii) lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës
Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)
Partnerët:
Universiteti i Tiranës (UT)
Universiteti i Arteve Tiranë (UART)
Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)
Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Universiteti Polis (U_POLIS)
Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” (UniKZKM)
Albanian University (AU)
Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
Università degli Studi di Siena (UNISI)
University of Barcelona (UB)
University Institute of Lisbon (ISCTE-IUL)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea (AL)
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS)
Associated partners: United Nations Development Programme (UNDP
Person kontakti:
Dr. Alma Afezolli
 
 
Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Objektivat specifike të projekteve të MARDS janë:
• të rishikojë politikat ekzistuese kombëtare / standardet për studimet e doktoratës në të dy vendet dhe përputhshmërinë e tyre me praktikat e BE-së,
• të zhvillojë dhe të propozojë një model të ri të studimeve të doktoratës në të dy vendet, të përshtatura sipas eksperiencave të fituara gjatë dekadave të fundit dhe nevojave aktuale dhe të parashikuara të dy vendeve,
• të propozojë një metodë të qëndrueshme të financimit të studimeve të doktoraturës në të dy vendet në nivel kombëtar.
• të krijojnë dy shkolla të përbashkëta të doktoratës "Shkencat Natyrore dhe Teknologjia për një zhvillim të qëndrueshëm" në Mal të Zi (Podgoricë) dhe "Ekonomia dhe Turizmi për një zhvillim të qëndrueshëm" në Shqipëri (Shkodër).
• të krijojë një bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët e BE-së dhe të themelojë Shkollën e Doktoraturës në mënyrë që të ruajë standardet e zhvilluara.
Partnerët në këtë projekt janë:
Partnerët Europianë:
Universiteti i Vienës,
Universiteti i Zagrebit;
Universiteti i Maribor,
Universiteti i Banska Bistrica,
Shoqata e profesionistëve në edukimin e doktoraturës.
Partnerët e Malit të Zi:
Universiteti i Malit të Zi (Koordinator i projektit),
Universiteti i Donja Gorica,
Ministria e Edukimit e Malit të Zi;
Ministria e Shkencës e Malit të Zi;
Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi.
Partnerët Shqiptarë:
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”,
Universiteti Politeknik i Tiranës,
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë,
Universiteti Metropolitan i Tiranës,
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.
Faqa zyrtare e projektit: https://www.mards.ucg.ac.me
 
NJOFTIM – Ftohen dy vlerësues të jashtëm për projektin MARDS

Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Në kuadër të këtij projekti ftohen dy vlerësues të jashtëm. Kandidatët potencialë duhet të kenë eksperienca në projekte që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës dhe menaxhimin e Arsimit të lartë.
Aplikimet duhet të shoqërohen edhe me një propozim deri në 3 faqe dhe të dërgohen me e-mail deri të mërkurën, më 15 janar 2020 tek koordinatori i projektit Prof. Dr. Radovan Stojanovic, Universiteti i Malit të Zi stox@ac.me si dhe tek menaxheri i cilësisë së projektit Asoc. Prof. Dr Matjaz Debevc, Universiteti i Maribor, Slovenia(matjaz.debevc@um.si)
Për më tepër informacion rreth dokumentacionit të aplikimit klikoni këtu ose vizitoni faqen zyrtare https://www.mards.ucg.ac.me/ .
 
       
 
 
 
Në Linjë

Kemi 300 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Artikuj Shkencorë

Titulli Autori Vizita
FIN-Modeli i menaxhimit të cilësisë në rrjetin rrugor për vendet me zhvillim të ulët dhe të mesëm - Rast studimor për Kosovën Esat Gashi 3715
FIN-Mbi lidhjet e mikroskemave të prodhimit të kombinuar të energjisë me faktorët mjedisore dhe ndikimi i tyre në kushtet e vendit tonë Mirel Miço 3754
FIN-Studimi termoteknik, diagnoza dhe çertifikimi energjitik i ndërtesave rezidenciale ekzistuese dhe të reja Altin Bidaj 4048
FIN-Studimi dhe projektimi i betoneve jetëgjatë me lëndë të para vendi dhe eksperimentimi i tyre në kantjeret e prodhimit Alma Golgota 3046
FIMIF-Rezultate në zbatimin e konvergjencës statistikore në teorinë e masës dhe integrimit Anita Çaushi 3880
FIMIF - Ndërtimi dhe analiza e modeleve statistike për studimin e homogjenitetit të bashkësisë me ndihmën e shpërndarjeve asimptotike Teuta Xhindi 3949
FIMIF - Kontribut në studimin e teorisë së hiperstrukturave Krisanthi Naka 3416
FIMIF - Menaxhimi i pasigurive në radioterapi nga kontrolli i cilësisë deri në strategjitë klinike dhe protokollet Erjona Bakiu 3361
FIE - Teknikat e avancuara të kontrollit të transmisioneve elektrike me motor sinkron me magnet permanent Lindita Dhamo 4651
FIE - Analiza e qëndrueshmërisë së tensionit të sistemit elektroenergjitik Marjela Qemali 3814
FIN - Qasja jokonvencionale - nga biostrukturat deri tek strukturat inteligjente Feti Selmani 3608
FIN - Ndikimi i sasisë dhe karakterit të lëndës organike në zgjedhjen e impiantit të trajtimit të ujit - Rasti i impiantit të Bovillës Alfred Lako 3415
FIMIF - Hulumtimi i sjelljes difuzive të përlidhjeve bakër - zink. Adhurim Hoxha 4575
FIN - Studimi i sjelljes sizmike të veprave nëntokësore; aspekte të bashkëveprimit truall-strukturë. Ervin Paçi 3323
FIN - Kontrolli i trafikut dhe i sigurise ne kryqezimet rrugore ne nje nivel. Krahasimi midis performances se kryqezimeve semaforike dhe rrethrrotullimeve. Alma Afezolli 4086
FIN - Studimi, projektimi dhe teknologjia e realizimit të dyshemeve industriale prej betoni dhe betoni të armuar. Julian Kasharaj 3985
FIN - Përdorimi i fibrave polimere (fibër reinforced polymer - frp) për përforcimin dhe përshtatjen sizmike të strukturave betonarme. Igli Kondi 5226
FIMIF - Studimi i vetive të materialeve nanostrukturore të përfituara me anë të deformimit të fortë plastik Neset Izairi 2910
FIMIF - Analizë krahasuese e metodave për zgjidhjen e problemit kufitar dhe kontribut në zgjidhjen numerike të disa problemeve speciale të rendeve të larta Adrian Naço 3280
FIMIF - Ndërtimi dhe analiza e një modeli matematik të kombinimit të metodave statistikore me metodat GIS Endri Raço 4913
FIMIF - Ndërtimi dhe analiza e modelit matematik-informatik për sistemet e informacionit në agjencitë ekzekutive Teuta Myftiu 3814
FIN - Vlerësimi dhe përforcimi sizmik i urave ekzistuese Arian Lako 3421
FIN - Studim i ndikimit të faktorëve teknikë në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme Elfrida Shehu 3184
Karakterizimi statik dhe dinamik i Shndërruesve analogë / numerikë për Sistemet e matjes Genci Sharko 3186
FIN - GIS në planifikimin e zhvillimit te qëndrueshëm të një rajoni Bujar Drishti 4076
FIN - Studim i zhvillimit të referencave koordinative të Shqipërisë Bilbil Nurçe 3282
FIN - Kinetika biologjike në trajtimin e ujërave të ndotura Entela Çobani 3337
FIE - Vlerësimi i sjelljes së mbrojtjes distancionale gjatë lëkundjeve të fuqisë dhe daljes nga sinkronizimi në linjat trasmetuese të fuqisë Nike Shanku 3123
FIM - Optimizimi i rrugës së instrumentit me Teknika të Intilegjencës Artificiale te makina frezuese vertikale me CNC Ferit Idrizi 3340
FIMIF - Faktorët që ndikojnë në formimin e reshjeve intensive në Shqipëri Tanja Porja 5921
Shfaq n.