Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Memorandum UPT - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (MMPAU)

Krijuar: 16 Korrik 2012 Ndryshimi i fundit: 09 Qershor 2014 Data pubblicazione Vizita: 4924

 

 Me datën 12.07.2012 në ambientet e Rektoratit të UPT u nënshkrua MEMORANDUMI i MIRËKUPTIMIT për “BASHKËPUNIM NË FUSHËN E MBROJTJES SË MJEDISIT” midis Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (MMPAU) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).

Nga ana e MMPAU, Memorandumi u nënshkrua nga Ministri, Z. Fatmir MEDIU, ndërsa nga ana e UPT u nënshkrua nga Rektori, Akad. Jorgaq KAÇANI.
Ne ceremonine e nënshkrimit morën pjese kuadro drejtuese të MMPAU dhe UPT si dhe mjaft përfaqësues nga media e shkruar dhe ajo elektronike.
Z. Mediu dhe Z. Kaçani folen mbi rëndësine e ketij bashkëpunimi me interes reciprok, si dhe theksuan nevojën e hartimit të një plani masash për vënien në zbatim të këtij bashkepunimi.

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion