Projekte

1st International Conference: “Engineering and Entrepreneurship”, Tirana, Albania, 17-18 November 2017.
Dear Colleagues and Partners,
We are pleased to invite you to the 1st International Conference “Engineering and Entrepreneurship” 2017, organized by Mechanical Engineering Faculty, Polytechnic University of Tirana (PUT), which will be held in Albania, on 17-18 November, 2017.

For more information: 1st International Conference PUT, ICEE 2017

ICEE Paper Template

 

Në Linjë

Kemi 66 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Memorandume UPT - Universiteti Verilindor i Shenyangut dhe Universiteti i Arkitekturës dhe Teknologjisë të Xi’an (XIAUAT) në Kinë

Krijuar: 23 Shtator 2011 Ndryshimi i fundit: 09 Qershor 2014 Data pubblicazione Vizita: 3294

 Me ftesë të Presidentit të Universitetit Verilindor (NEU), Shenyang, Kinë, Z. Lieyun DING, një delegacion i UPT, i përbërë nga Rektori i UPT, Akademik Jorgaq KAÇANI, Kryetar dhe Prof. Dr. Frederik PREMTI, Zv. Rektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkencë, vizitoi Universitetin Verilindor të Shenyangut, për të diskutuar mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve tona në fushat me interes të përbashkët dhe për të nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit përkatës.

Vizita u krye në periudhën 26 Gusht - 5 Shtator.

Gjatë vizitës në këtë universitet, delegacioni i UPT u prit nga Presidenti i NEU, Prof. Dr. Lieyun DING, Prof. Dr. Zhang TINGAN, Dekan i Shkollës së Materialeve dhe Metalurgjisë (SMM), Prof. Dr. Miaoyong ZHU, Zv.Dekan i SMM, Prof. Dr. Min JIANG, Zv.Dekan i SMM, Prof. Dr. Chengdong WU, Zv.Dekan i Shkollës së Shkencave të Informacionit & Inxhinieri, Drejtor i Institutit të Inteligjencës Artificiale & Robotikës, Drejtori i Seksionit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Wu TIEYAN, Prof. Dr. Inxh. Min CHEN, shef i departamentit të Metallurgjisë së Hekurit, në Shkollën e Materialeve dhe Metalurgjisë, etj. Me këtë rast u nënshkrua edhe MoU midis dy universiteteve. Në vazhdim të vizitës në Shenyang, delegacioni i UPT vizitoi edhe parkun shkencor NEUSOFT, një park me nivel të lartë shkencor dhe me reputacion në Kinë dhe jashtë.

Gjithashtu, delegacioni i UPT vizitoi edhe dy universitete teknike: Universitetin e Arkitekturës dhe Teknologjisë të Xi’an (XIAUAT) dhe Universitetin e Teknologjisë të Anhui (AHUT), në Ma’anshan.

Gjatë vizitës në Universitetin e Arkitekturës dhe Teknologjisë të Xi’an, delegacioni u prit nga presidenti i këtij universiteti, Z. Delong XU, Akademik i Akademisë së Inxhinierave të Kinës, Prof. Dr. Jiping HAO, Zv. President i XAUAT, Z. Zhao LEI, Zv Drejtor i Zyrës së Shkëmbimeve & Kooperimit Ndërkombëtar dhe nga përfaqësues nga Drejtoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dekanë dhe përgjegjës departamentesh. Edhe me këtë universitet u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi reciprok.

Në AHUT, delegacioni i UPT u prit nga Prof. Dr. Lan YUJIE, President i Këshillit, nga Zv. Presidenti Prof. Li JIAXIN, nga Zv. Presidenti Prof. Wei XIANWEN, Prof. Dai YUCHUN, Drejtori i Zyrës së Presidentit, Prof. As. Chen XILIN, Drejtor i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Dr. Wang JIANJUN, Dekan i Shkollës së Metalurgjisë dhe Burimeve, Z. Hu SHAN GUI, Shef Sektori në Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Në të gjitha vizitat, delegacioni u prit me shumë ngrohtësi nga pala kineze dhe u shpreh me forcë dëshira për forcimin e marrëdhënieve në drejtim të shkëmbimit të studentëve, shkëmbimit të profesorëve, pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta, etj.

Vizita në universitetet kineze u bë e mundur falë përpjekjeve personale të Prof. Xiao ZEQIANG, i cili ka qënë profesor në universitetin tonë në vitet 1973-1974.

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion