Njoftim – Mbledhja e Asamblesë së përgjithshme e UNICA

Shtyp
Krijuar: 11 Dhjetor 2019 Data pubblicazione Vizita: 810

Rrjeti i Universiteteve të Kryeqyteteve të Evropës ( UNICA) organizoi mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme në datat 28-29 Nëntor 2019 në King’s College në Londër.

Universiteti Politeknik i Tiranës u përfaqësua në këtë mbledhje nga Rektori, Prof.Dr. Andrea Maliqari.

Asambleja e përgjithshme është organi suprem i rrjetit UNICA i cili mblidhet një herë në vit dhe marrin pjesë përfaqësues të universiteteve anëtarë.