Njoftim – Nënshkrimi i dokumentit Magna Charta nga Universiteti Politeknik i Tiranës

Shtyp
Krijuar: 16 Dhjetor 2019 Data pubblicazione Vizita: 790

Më 16 dhe 17 tetor 2019 në Hamilton, në Kanada, në Universitetin McMaster u zhvillua Konferenca vjetore ndërkombëtare Magna Charta.

Tema e kësaj Konference ishte: Universitetet, Liritë dhe përgjegjësitë e tyre, Sfida e së Ardhmes.

Universiteti Politeknik i Tiranës u përfaqësua në Konferencë nga rektori Prof.Dr. Andrea Maliqari dhe zv/rektoria Prof. Asoc. Elfrida Shehu.

Pjesë e rëndësishme e kësaj Konference ishte ceremonia e nënshkrimit të Magna Charta Universitatum, pjesë e së cilës u bë edhe Universiteti Politeknik i Tiranës. Ky dokument i nënshkruar është referenca kryesore për vlerat dhe parimet themelore të funksionimit të universiteteve.

Sot numërohen mbi 900 udhëheqës universitetesh nga e gjithë bota, që e kanë nënshkruar Magna Charta Universitatum, përkrah të cilëve u rendit edhe Universiteti Politeknik i Tiranës.