Njoftim - Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale

Shtyp
Krijuar: 18 Dhjetor 2019 Data pubblicazione Vizita: 888

Në kuadër të programit Pan-European Seal, u firmos më datë 10/12/2019 marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale mbi internshipet të cilat do t’u mundësohen studentëve të Universitetit tone.
Do të jenë 10 internshipe të tjera që do t’u ofrohen studentëve nga Zyra Europiane e Patentave (EPO).
Programi Pan-European Seal është një program gjithëpërfshirës i aftësimit profesional, i cili formon një urë lidhëse midis akademisë dhe tregut të punës së pronësisë intelektuale.
Pikësynimi i këtij programi janë Universitetet Europiane dhe çdo vit mundësohen 100 bursa.
Objektivi është rritja e ndërgjegjësimit mbi fushën e pronësisë intelektuale si dhe trajnimi i studentëve dhe profesionistëve të fushës.
Studentët, të cilët do të pranohen të jenë pjesë e këtij programi, do të ndjekin internshipin 1-vjeçar në Mynih, Gjermani.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është në rolin e koordinatorit dhe së bashku me Zyrën Europiane të Patentave (EPO), u ofron Universiteteve një katalog të gjerë të materialeve të trajnimit për IP si dhe siguron një kontribut profesional për të rinjtë dhe të diplomuarit mbi fushën e pronësisë industriale.