Njoftim – U zhvillua Info day për platformën e punësimit online GRADUA

Shtyp
Krijuar: 28 Janar 2020 Data pubblicazione Vizita: 913

                                              

Në 21.01.2020, ora 10.00 në sallën “Silvano Pedrollo”, pranë Rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvillua Info Day mbi platformën e punësimit online GRADUA.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të Bachelor-it, viti i III-të dhe studentë të Master-it nga të gjithë fakultetet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Dita e informimit u zhvillua në vijim të takimeve të drejtpërdrejta që u kryen nga stafi i zyrës së Këshillimit të Karrierës me studentët, nëpër auditore, nga data 14.01.2020 – 18.01.2020
U ndoqën online dhe u shpjeguan në detaje të gjithë hapat nëpër të cilat kalon regjistrimi në platformë.
Të gjithë studentët që kanë nevojë për mbështetje për regjistrimin në këtë link http://gradua.almalaurea.it/ ftohen pranë zyrës së karrierës në Rektorat.