Njoftim - U zhvillua sesioni informues nga kompania “Lufthansa Industry Solutions”

Shtyp
Krijuar: 28 Janar 2020 Data pubblicazione Vizita: 628

dt 24.01.2020 në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Lufthansa Industry Solutions dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, për të nxitur bashkëpunimin midis studentëve dhe tregut të industrisë, përfaqësuesit e Lufthansa Industry Solutions zhvilluan një sesion informues mbi gjuhët e programimit, veçanërisht për teknologjinë TIBCO. Ata parashtruan potencialin e tyre për mundësitë që ofronin për internshipe për studentët e profilit të kompanisë ku ata operojnë.
Pjesëmarrës në këtë sesion informues ishin studentë të Bachelor-it dhe Masterit të Fakultetit të FTI .
Interesi ishte i ndërsjelltë dhe do të vijojë me takime të tjera pë të prezantuar risitë e kësaj kompanie në interes të studentëve.