Njoftim - Hapet thirrja për aplikim për bursa të gjuhës gjermane në Bavari

Shtyp
Krijuar: 10 Shkurt 2020 Data pubblicazione Vizita: 772

Për të gjithë të interesuarit për bursat që ofron Shteti i Lirë i Bavarisë në lidhje me kurset e gjuhës gjermane për vitin 2020.
Bursat përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe ushqimin.
Studentët dhe akademikët e rinj të të gjitha disiplinave me aftësi në gjuhën gjermane (të paktën të nivelit B1) mund të aplikojnë për bursa të kursit veror BAYHOST. Në momentin e aplikimit, studentët duhet të kenë kryer të paktën dy semestra të plotë në një institucion të arsimit të lartë dhe të paraqesin notat përkatëse.
Aplikantët duhet të dërgojnë të gjithë dokumentacionin në BAYHOST deri më 23 Mars, 2020.
Informacione të mëtejshme në lidhje me kurset dhe procesin e aplikimit (online apo me postë) i gjeni në në faqen e internetit: https://www.uni-regensburg.de/bayhost/english-1/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html
si dhe në profilin e facebook-ut BAYHOST https://www.facebook.com/Bayhost-555365254630705/