Njoftim- Internshipe të ofruara nga Organizata Europiane e Patentave dhe Zyra e Bashkimit Europian për Pronësinë Intelektuale

Shtyp
Krijuar: 17 Shkurt 2020 Data pubblicazione Vizita: 583

Zyra Europiane e Patentave ( EPO) dhe Zyra e Bashkimit Europian të Pronësisë Intelektuale ofron në kuadër të programit Pan-European Seal internshipe për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, sipas marrëveshjes së përbashkët të nënshkruar midis dy institucioneve.
Programi Pan-European Seal është një program gjithëpërfshirës i aftësimit profesional, i cili formon një urë lidhëse midis akademisë dhe tregut të punës së pronësisë intelektuale.
Objektivi është rritja e ndërgjegjësimit mbi fushën e pronësisë intelektuale si dhe trajnimi i studentëve dhe profesionistëve të fushës.
Të gjithë studentët e  interesuar të paraqiten brenda kësaj jave pranë Zyrës së Karrierës, në Rektorat, për të marrë detaje mbi mënyrën e aplikimit në këto internshipe.