Njoftim – Ditët e informimit të maturantëve

Shtyp
Krijuar: 26 Shkurt 2020 Data pubblicazione Vizita: 681

Me qëllim njohjen, informimin dhe këshillimin e nxënësve maturantë për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për programet e studimit të ciklit të parë dhe programeve të integruara të ciklit të dytë, nga data 18.02.2020 - 22.02.2020 në mjediset e Qendrës Rinore Ten, Tiranë, u zhvillua aktiviteti “Ditët e informimit të maturantëve”.
Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nga Universiteti Politeknik i Tiranës morën pjesë përfaqësues të Zyrës së Karrierës, Drejtorisë së Kurrikulës dhe të stafit akademik të 7 Fakulteteve.
Për pesë ditë me radhë, rreth 7000 maturantë nga të gjitha shkollat e mesme publike dhe jopublike të Tiranës, u informuan për programet e studimit, mundësitë e zhvillimit të karrierës, për stafet akademike dhe gjithçka tjetër që iu duhet për të bërë një zgjedhje të preferuar bazuar mbi njohuritë, dëshirën, interesin personal dhe mundësitë e punësimit dhe progresit.
Shumë prej tyre patën një komunikim të gjatë dhe të detajuar me specialistin e Zyrës së Këshillimit të Karrierës së UPT-së dhe me stafin akademik të fakulteteve rreth aftësive, lëndëve të preferuara, duke u orientuar kështu se në cilën prej degëve të fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës mund të studiojnë në vazhdim.