“Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë” Thirrja II është projekt i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 29 datë 03.05.2019.

Shtyp
Krijuar: 25 Gusht 2020 Data pubblicazione Vizita: 190

“Fillo me një ide – Fito një internship në Bashkinë Tiranë” Thirrja II është projekt i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 29 datë 03.05.2019.

Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë me një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.
Afati i aplikimit për projektin është deri në 20 shtator 2020.
Përmes një procedure konkurimi, do të përzgjedhen 20 fitues me konceptin më të mirë për projekt/studim.
Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit.
Në përfundim të internshipit do të jepet çmimi në vlerë monetare 66.000 lekë/personi (bruto) dhe çertifikat për pjesëmarrje.
Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Per me shum informacion vizitoni linkun : https://www.tirana.al/artikull/fillo-me-nje-ide-fito-nje-internship