Njoftim- Ftesë për publikime në revistën periodike të Bashkisë së Tiranës, "Tirana Youth Voice"

Shtyp
Krijuar: 25 Janar 2021 Data pubblicazione Vizita: 496

Agjencia e Rinisë së Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave vendore në fushën e rinisë, ku përfshihet nxitja, vlerësimi dhe promovimi i aftësive të studentëve në fusha të ndryshme si kultura, shkenca, IT etj., ka nisur projektin "Tirana Youth Voice", revistë periodike, kushtuar të rinjve, të cilët do të shprehin talentet e tyre në fushat e mësipërme.

Në këtë revistë, çdo student do të ketë një hapësirë të dedikuar, me një punim të propozuar nga vetë ai, ose nga institucioni ku studion.

Për sa më sipër, në kuadër të bashkëpunimit të UPT - së me Bashkinë e Tiranës, ftojmë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës që t’i bashkohen kësaj iniciative, duke publikuar punimet e tyre në revistën "Tirana Youth Voice".

Punimet e studentëve mund të dërgohen për publikim në Bashkinë e Tiranës, Agjencia e Rinisë, në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Për informacione shtesë mund të klikoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., si dhe mund të kontaktoni në Nr. cel. të Bashkisë së Tiranës: 0693127420, ose në Nr. cel. të koordinatorit të UPT - së: 0674081514.