Njoftim - Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis UPT-së dhe Universitetit të Tuscia-s, Itali.

Shtyp
Krijuar: 16 Shtator 2021 Data pubblicazione Vizita: 252

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 15 shtator 2021, kreu vizitë një delegacion i Universitetit të Tuscia-s, Itali. Delegacionin e kryesonte Rektori i këtij universiteti, Profesor Stefano Ubertini.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i arritjeve të bashkëpunimit të deritanishëm, diskutimi për diplomë të dyfishtë, nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy universiteteve (Memorandum of Cooperation on Science and Education), nënshkrimi i marrëveshjes në kuadër të Erasmus+ (Inter-institutional agreement 2021), si dhe diskutimi mbi projektet e së ardhmes midis dy universiteteve.

Universiteti i Tuscia-s është universitet publik, i themeluar në vitin 1979. Ka 6 fakultete dhe rreth 7000 studentë. 2% e studentëve janë studentë ndërkombëtarë. Universiteti ka një aktivitet të gjerë në kërkimin shkencor dhe mësimdhënie. Ai ka 300 marrëveshje Erasmus+, 5 projekte ICM KA107. Universiteti ofron nivele studimi në 19 programe Bachelor, 22 programe Master (2-vjeçar), 2 programe cikël i vetëm 5-vjeçar dhe 7 programe doktorature.