Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Njoftim- Hapet konkursi Kombetar i Robotikes dhe Inteligjences Artificiale- roboTEC 2018

Krijuar: 05 Shkurt 2018 Data pubblicazione Vizita: 294

Lidhja e Studentëve të Fakultetit të Automatikës dhe Kompjuterëve (Universiteti Politeknik i Bukureshtit) njofton për organizimin e edicionit të IV-të të Konkursit ndërkombëtar të robotikës dhe inteligjencës artificiale “RoboTEC 2018”, në periudhën 23 – 25 mars 2018, në Timishoara. Në këtë konkurs të organizuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Timishoarës dhe me biznese të fushës së IT&C  janë të ftuar të marrin pjesë edhe studentë nga Shqipëria.
RoboTEC 2018 do të ketë shtatë prova: Freestyle; Line Follower Classic; Line Follower Enhanced; Line Follower Turbo; Maze; Mega Sumo; Mini Sumo.
Afati i fundit i regjistrimit është data 25 shkurt 2018, duke kompletuar formularin që ndodhet në faqen e internetit https://robotec.ligaac.ro/Registration/RegisterTeam .
Organizatorët, përveç çmimeve të ndryshme, ofrojnë akomodimin dhe ushqimin për të gjithë pjesëmarrësit.
Për më tepër informacion mund të vizitohen faqet e internetit http://robotec.ligaac.ro/ si dhe faqja https://www.facebook.com/robotec.ac/

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion