Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Njoftim- Konkursi i eseve "Pikepamjet dhe perspektivat per te ardhmen ne rajonin e Detit te Zi"

Krijuar: 07 Shkurt 2018 Data pubblicazione Vizita: 494
Me rastin e 25 vjetori të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) dhe  në partneritet me Rrjetin e Universiteteve të Detit të Zi organizohet konkursi i eseve “Pikëpamjet dhe Perspektivat për të Ardhmen në Rajonin e Detit të Zi”.
Qëllimi i këtij konkursi është të bashkojë pikëpamjet e të rinjve për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit BSEC dhe të krijojë vizionin për të ardhmen në lidhje me kulturën, politikën dhe ekonominë.
Ky konkurs është i hapur për studentët deri në moshën 30 vjeç, pjesë e shteteve anëtare të BSEC. Tema e propozuar për konkurs është “Njëzet e pesë vite Asamble Parlamentare në Rajonin BSEC- Pikëpamjet dhe Perspektivat për të Ardhmen”.  Afati i dorëzimit është  31 Mars 2018.

Dorëzimet bëhen në adresë e email-it: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion shikoni materialet bashkëlidhur si dhe klikoni në: http://www.bsun.org/index.php?task=events&id=153

     

                                                                             

 

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion