Njoftim- TAP(TRANS ADRIATIC PIPELINE) fton studentet te aplikojne per raundin e trete te intershipeve ne Shqiperi

Shtyp
Krijuar: 21 Shkurt 2018 Data pubblicazione Vizita: 861

Njoftim- TAP(TRANS ADRIATIC PIPELINE) fton studentet te aplikojne per raundin e trete te intershipeve ne Shqiperi

Në muajin Shkurt 2018 TAP lançon roundin e tretë të intershipeve për të gjithë studentët e interesuar për të fituar një eksperiencë pune në një nga projektet me të rendësishme dhe dinamike të energjisë në Europë. Programi i intershipit synon të mbështesë karrierën e studentëve dhe ti ndihmojë ato të arrijnë sukses të metejshëm. Raundi i parë dhe i dytë tregoi se ky program është një ndihmë e vlefshme për punësimin e pjesëmarrësve. Më shumë se 70% e studentëve që ishin pjesë e programeve të intershipeve janë punësuar.

Për raundin e tretë, TAP Albania kërkon praktikantë për 7 pozicione: Investim Mjedisor dhe Social (CSR), Prokurim, Menaxhimi i Tokës, Siguria dhe Shendeti, Komunikimi (Marketing dhe PR) Ekspert Social. Programi i intershipit është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar eksperiencë pune në departamente të ndryshme të organizatës. Praktikantët që do të përzgjidhen do të përfshihen në projekte aktuale dhe do të përshtaten në pozicione sipas aftësive përkatëse. Gjatë praktikës pranë TAP praktikantët do të udhëzohen nga supervizorë të përkushtuar dhe me eksperiencë.

 Studentët e interesuar mund të dorëzojnë aplikimet e tyre për praktikë 6 mujore pranë TAP deri në datë 25 Shkurt 2018.