Në vijim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Riga Technical University, në datë 11 Prill 2018, ditën e Mërkurë, u zhvillua një takim prezantues dhe informues për studentët e UPT në sallën e bibliotekes shkencore “Silvano Pedrolo”.
Ky takim ju dedikua studentëve ku Znj. Liene Maurite përfaqësuese e Riga Technical University për marrëdhëniet ndërkombëtare prezantoi tre nivelet e edukimit pranë këtij universiteti dhe mundësitë për realizim e shkëmbimeve.
Për më shumë detaje për secilin program mund të njiheni nëpërmjet faqes zyrtare : https://www.rtu.lv/en