Njoftim - Informacion rreth lehtësimit të studimeve në gjuhën angleze për studentët shqiptarë në Universitetet Ukrainase

Shtyp
Krijuar: 20 Qershor 2018 Data pubblicazione Vizita: 1276

MASH e Ukrainës informon se është e mundur që qytetarët e huaj të studiojnë në gjuhën angleze falas në universitetet ukrainase nëse:

               Universiteti ka licencë për mësimdhënie të degës përkatëse në anglisht;

               Këshilli shkencor (pedagogjik) dhe Sindikata e Universitetit përkatës është dakort;

               Studentët e huaj do duhet të studiojnë gjuhën ukrainase si disiplinë të ndarë;

 Gjithashtu, studentët e huaj do të marrin bursë studimi gjatë semestrit të parë. Për të vijuar me bursën e studimit në të ardhmen, studentët e huaj duhet të arrijnë rezultate të larta dhe nota të mira. Këto rregulla janë njësoj edhe për qytetarët ukrainas. Në Ukrainë ka dy lloje bursash studimi:

               Një bursë bazë nëse mesatarja e notave është më e lartë se 80 nga 100;

               Një bursë e lartë nëse mesatarja e notave është më e lartë se 90 nga 100;

 Në disa universitete, kufiri i mesatares së notave mund të jetë më i ulët për ruajtjen e bursës dhe sasia e saj mund të ndryshojë. Gjithashtu, informohemi që edhe pse ka kaluar deadline kandidatët ka shumë mundësi të pranohen.

 Bëjmë me dije tërë studentët e interesuar se Universiteti Politeknik i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Kombëtar të Radio Elektronikës së Kharkiv-it.