NJOFTIM – Hapen aplikimet për Bursa në Brazil

Shtyp
Krijuar: 04 Dhjetor 2018 Data pubblicazione Vizita: 330

Ju njoftojme se u hapën regjistrimet për kurset 2 dhe 3 javore të biznesit në Brazil. Janë 15 bursa të vlefshme për programin e “Strategjitë e Vendeve  në Zhvillim”.  Bursat mbulojnë 70% të kostove të përgjithshme të formimit dhe akomodimin gjatë qëndrimit për programin afatshkurtër - kjo do të thotë se shpenzimet e vetme që do të keni janë ushqimi, aktivitetet turistike, etj.

IBS Americas Koordinon Programe ekzekutive afat-shkurtra në Americas International College, duke dhënë bursa të pjesshme për studentët, sipas aftësive të tyre për lidership.

Kurset janë dizenjuar në mënyrë që të nxjerrin në pah aftësitë e nevojshme për të qenë profesionistë në botën e globalizuar. Kurset përfshijnë vizita në kompani, intervista me drejtues ekzekutive, leksione, seminare, prezantime në grup dhe simulime të biznesit.

IBS Americas ofron mbështetjen e nevojshme si përpara ashtu edhe gjatë udhëtimit (informacione plotësuese, ndihmë logjistike, ndihmë për vizën etj).

Klikoni këtu https://drive.google.com/file/d/1-MpMgwJT8X6eNAekpec9rvy4II3-toK1/view  për të aplikuar ose për më shumë informacion dërgoni e-mail në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  , jo më vonë se 09 Dhjetor 2018.