NJOFTIM – Takim me përfaqësues të Universitetit të Prishtinës.

Shtyp
Krijuar: 24 Prill 2019 Data pubblicazione Vizita: 590

Prof. Dr. Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Asoc. Akli Fundo, Zv/Rektor për anën mësimore, Prof. Asoc. Dr. Elfrida Shehu, Zv/Rektore për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Akademik Jorgaq Kacani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Prof. Dr. Orion Zavalani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike pritën në vizitë zyrtare në Universitetin Politeknik të Tiranës Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga Prof. Dr. Gazmend Luboteni, Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Dashamir Bërxulli, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Prof. Dr. Enver Hamiti, Dekan i Fakultetit të Inxhienirisë Elektrike. Palët diskutuan dhe u dakortësuan për avancimin konkret të bashkëpunimit midis dy institucioneve, veçanërisht për shkëmbimin e stafit akademik në fushën e energjetikës. Po ashtu, palët u pajtuan për të ruajtur komunikimin konstant dhe ndihmën reciproke në fusha të ndryshme të studimit, programin e doktoraturës dhe çështje të tjera me interes të dyanshëm.