Njoftim – Hapen aplikimet për bursat Chevening: programi prestigjioz i bursave i qeverisë britanike.

Shtyp
Krijuar: 08 Tetor 2019 Data pubblicazione Vizita: 512

Hapen aplikimet për programin e bursave Chevening, programi prestigjioz i bursave, financuar nga qeveria britanike .

Bursat Chevening janë programi global i bursave të qeverisë britanike, financuar nga Ministria e jashtme (FCO) dhe organizatat partnere. Bursat ofrojnë mundësinë për të studiuar një program master një - vjecar në secilin prej universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe i jepen liderëve të ardhshëm në një larmi fushash studimi .

Programi ofron një mundësi unike për liderët e së nesërmes, për të ndërtuar një rrjet global kontaktesh profesionale si edhe mundësinë për të vendosur lidhje kulturore, sociale, akademike ose tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Para se te nisin aplikimin, të interesuarit, duhet të lexojnë udhëzimet që gjenden online dhe të tregojne në aplikimin e tyre se si i plotësojnë kriteret e pranimit. Në rast pyetjesh të mëtejshme, mund të përdorin seksionin “contact us” në faqen e internetit: www.chevening.org/contact-us

Aplikimet duhet të bëhen online brenda datës 5 nëntor, në orën 13.00 (ora lokale ).

Për detaje të mëtejshme për mënyrën e aplikimit lutemi referojuni linkut të mëposhtëm : http://www.chevening.org/apply