Njoftim – Bursa studimi në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtyp
Krijuar: 01 Nentor 2019 Data pubblicazione Vizita: 197

Njoftim – Bursa studimi në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të interesuarit për bursa studimi në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të përzgjedhë 6 (gjashtë) kandidatë për çdo akademi ushtarake: Akademinë e Forcave Ajrore, Akademinë e Forcave Detare dhe Akademinë West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2020 - 2024. Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e seleksionimit të mëtejshëm nga vendi pritës.
Për detaje të mëtejshme klikoni këtu.
 
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në
03 dhjetor 2019.