Projekte
Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/ GRADUA
                                                                    
 Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në databazën e të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e diplomuar; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimi i vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës. Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës. Projekti do të mbështesë kështu universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës së integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) përmes:
i) grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e diplomuar dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;
ii) lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare);
iii) lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës
Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)
Partnerët:
Universiteti i Tiranës (UT)
Universiteti i Arteve Tiranë (UART)
Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)
Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Universiteti Polis (U_POLIS)
Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” (UniKZKM)
Albanian University (AU)
Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
Università degli Studi di Siena (UNISI)
University of Barcelona (UB)
University Institute of Lisbon (ISCTE-IUL)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea (AL)
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS)
Associated partners: United Nations Development Programme (UNDP
Person kontakti:
Dr. Alma Afezolli
 
       
 
 
 
Në Linjë

Kemi 129 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 06 Prill 2016 Vizita: 18439

Drejtor: Stela Jorgji (Fortuzi)

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sektorët:

Sektori i Arkivës dhe Protokollit - Specialiste: Luiza Hysi

Misioni i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore fokusohet në trajtimin e këtyre problemeve specifike:

  • Bashkëpunimin me Rektorin dhe dekanët e fakulteteve/drejtorin e institutit për menaxhimin e punësimit dhe të kualifikimit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ) për zbatimin e procedurës së punësimit në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, Statutit të UPT, urdhërave e udhëzimeve të MAS.
  • Mbajtjen e të dhënave të veprimtarisë së personelit si dhe ndjekjen e skemës së organizimit institucional dhe akademik të UPT.
  • Kontrollin e respektimit të disiplinës së punës së personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).
  • Mbajtjen dhe ruajtjen e dokumentacionit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka këto detyra, përgjegjësi dhe kompetenca:

  1. Njohja me objektivat dhe politikën e UPT në fushën e personelit.
  2. Ndjek dhe realizon përmirësimin e strukturave organizative duke bërë propozimet përkatëse.
  3. Ndjek proçedurat e punësimit, të apelimit të kandidatëve jo fitues në punësim, të sistemimit në punë dhe të largimit nga puna, të kualifikimit, të kontrollit të disiplinës dhe marrjes së masave disiplinore të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe  administrativ), duke marrë pjesë aktive në realizimin e veprimeve që i takojnë gjatë zbatimit të procedurave.
  4. Të bashkëpunojë me Rektorin në lidhjen e kontratave të punës të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe administrativ).
  5. Të gjejë format dhe të bëjë përpjekje të vazhdueshme për njohjen e gjëndjes së problemeve të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) në programet e studimit, në departamentet, në administratën e fakulteteve/instituteve.
  6. Të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve, për të ndërtuar projekt planet e punësimit dhe të kualifikimit  të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ), të cilat t’ia paraqesë Rektorit për shqyrtim dhe miratim.
  7. Të ndjekë dhe kontrollojë realizimin e planeve të kualifikimit të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) dhe rezultatet e  kontrollit t’ia paraqesë Rektorit. Nën drejtimin e Rektorit, të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve për  përcaktimin dhe zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese për përmirësimin e nevojshëm të gjëndjes.
  8. Të mbajë dhe ruajë dokumentacionin e rekrutimit, dokumentacionin e plotë dhe të rregullt me të dhënat biografike të secilit  punonjës (akademik) duke perfshirë dhe kualifikimin e tij; për personelin akademik, në veçanti, edhe me të dhënat e aktivitetit  mësimor e kërkimor tëpërvitshëm. Të kryejë studime mbi bazën e këtij dokumentacioni dhe të bëjë pastaj propozimet përkatëse  përmirësuese tek Rektori.
  9. Të interesohet për trainimin/kualifikimin e vazhdueshëm të specialistëve të personelit të fakulteteve/instituteve dhe t’i pasqyroje  ato në dokumentet përkatëse.
  10. Të mbajë lidhje të vazhdueshme me specialistet e personelit në fakultete/institute për tëgjitha problemet e punësimit,të kualifikimit, të disiplinës në punë të personelit dhe tëdokumentacionit të personelit.
  11. Të hartojë planin e lejeve të zakonshme vjetore të personelit të UPT dhe të ndjekë zbatimin e tij, duke kryer kontrollet përkatëse.  Për çdo parregullsi të vërë në dijeni menjëherëRektorin dhe nën drejtimin e tij të kryejnë ndërhyrjet përkatëse përmirësuese.
  12. T’i raportojë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të gjitha të dhënat që ajo i kerkon.
  13. Të nxjerrë të dhëna mbi personelin e UPT, kur këto i kërkohen nga drejtuesit e institucionit apo drejtoritë e tjera të Administratës  së Rektoratit.
  14. Të zbatojë të gjithë standardet institucionale të cilësisë që lidhen me aktivitetet (proçeset) e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e punës, duke marrë masa korrigjuese dhe parandaluese në lidhje me parregullsitë që konstatohen në punën e tij.