Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Shtyp
Krijuar: 28 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 24 Janar 2019 Vizita: 15981

Drejtoria e  Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

 Drejtor:          Dr. Gjergji Islami Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialistë:     Ing. Manuela Pasho Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

                         Ing. Besmira Poçi Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

                        Elona Shanku Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (DSBC) të Universitetit Politeknik të Tiranës është ngritur me vendim të senatit të UPT datë 26.03.2009 dhe varet nga Rektori i UPT. DSBC funksionon në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Organizimi strukturor i sigurimit të cilësisë në UPT

  1. UPT është përgjegjës për sigurimin e brendshëm të cilësisë (më poshtë sigurimi i cilësisë) në të gjitha njësitë përbërëse organizative. Për këtë, funksionon Rrjeti i Cilësisë me përgjegjësinë e ngritjes, zbatimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të cilësisë në UPT, mbështetur në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë si dhe standardet dhe udhëzimet evropiane për sigurimin e cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
  2. Rrjeti i Cilësisë përbëhet nga Njësia Qendrore e Sigurimit të Cilësisë (NJQSC), e ngritur në rektoratin e UPT dhe Njësitë e Sigurimit të Cilësisë (NJSC) në çdo njësi kryesore të UPT.
  3. NJQSC harton standardet institucionale të cilësisë bazuar në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Këto standarde miratohen nga SAUPT.
  4. NJQSC i propozon Rektoratit të UPT, projektbuxhetin e nevojshëm për ngritjen, funksionimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të cilësisë. Këto fonde parashikojnë funksionimin e Rrjetit të Cilësisë, vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm, trajnime, konsulencë dhe ekspertizë të jashtme, publikime, veprimtari informuese dhe promovuese, projekte pilot, krijim dhe përditësim të sistemeve elektronike të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave, pajisjen me logjistikë dhe çdo element tjetër të parashikuar në rregulloren e Sigurimit të Cilësisë.

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë vendos lidhje bashkëpunimi me dekanët, drejtorët e instituteve, drejtuesit e programeve të studimit, përgjegjësit e departamenteve dhe organizatat studentore të UPT.

RAPORTI MBI ANKETIMIN STUDENTOR PER VITIN AKADEMIK 2017-2018 (SEM II)