Projekte

Projekti KHE-STO

Programi: IPA ADRIATIC

Kohëzgjatja: 2013 - 2015

Website: http://khe-sto.info/

Përshkrimi teknik: KHE-STO (Know-How Enhancement for Sustanible Transportation Organization / Përmirësimi i Njohurive për një Organizim të Qëndrueshëm të Transportit) është për rritjen e njohurive mbi transport

 

Lista: Projekte Evropiane dhe Kombëtare - 2008 - 2015 dhe në vazhdim

Në Linjë

Kemi 178 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Bursa

Krijuar: 17 Mars 2014 Ndryshimi i fundit: 17 Mars 2014 Vizita: 6424

 

VENDIM Nr.526, datë 20.7.2011

Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve, në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2011-2012

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 1 e 5 të ligjit nr.10 289, datë 17.6.2010 “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 63 të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, të nenit 29 të ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimim dhe formim profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 57 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010 “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike dhe studentët që ndjekin një program studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në institucionet arsimore publike, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
2. Përfitojnë bursë nxënësit dhe studentët, brenda kuotave e kritereve të përcaktuara për sa vijon me këtë vendim:
2.1. Sipas kriterit ekonomik (nxënës/student):
a) Nxënësit/studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Nxënësit/studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik;
c) Nxënësit/studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik;
ç) Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik;
dh) Fëmijët, nxënës apo student, që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.
Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion