Drejtoria Juridike
Krijuar: 23 Tetor 2009
Ndryshimi i fundit: 10 Dhjetor 2019
Vizita: 15841
Përgjegjës i Sektorit Juridik: Donika Qafa
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Pershkrimi i punes:
1.Organizon punën e sektorit juridik.
2.Ka përgjegjësinë e zbatimit të ligjeve e akteve nënligjore të Këshillit të Ministrave, urdhërave e udhëzimeve të ministrisë përgjegjëse për arsimin, Statutit, rregulloreve te institucionit e vendimeve te organeve dhe autoriteteve drejtuese, në të gjithë veprimtarinë e Rektoratit dhe fakulteteve, ne rastet kur kërkohet opinioni dhe ndihma e tij. Siguron ndihmën e duhur juridike për kuptimin dhe zbatimin e ligjeve akteve nënligjore në tërësi dhe për ato që kanë të bëjnë me organizimin funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë në veçanti.
3.Përfaqëson UPT në proçeset gjyqësore në të cilat institucioni është palë dhe ndjek ecurinë e tyre në çdo shkallë të gjykimit, në zbatim të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi, së bashku me specialistin.
4.Jep mendime për përsosjen e kuadrit rregullator të Institucionit në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
5.Siguron dhe sistemon të gjithë bazën e akteve ligjore dhe nënligjore, kryen indeksimin dhe bën azhornimin e tyre, siguron literaturën e nevojshme juridike.
6. Harton kontratat dhe marrëveshjet që lidh institucioni me palët e treta.
7. Shqyrton kërkesat dhe ankesat e punonjësve, studenteve, si dhe personave të tretë.
8. Ofron mbështetje ligjore ndaj të gjitha strukturave dhe personelit të UPT, si dhe studentëve për sqarimin e problemeve me karakter juridik.