Njoftim - Zhvillohet Panairi i Këshillimit të Karrierës dhe Punësimit në Dominusoft

Shtyp
Krijuar: 18 Shtator 2023 Data pubblicazione Vizita: 218

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Dominusoft ju informojmë për aktivitetin që kjo kompani zhvillon në kuadër të Orientimit dhe Zhvillimit të Karrierës/Punësimit të Studentëve.

Për të gjithë studentët e UPT-së që janë të interesuar, Panairi i Këshillimit të Karrierës dhe Punësimit zhvillohet më 25 Shtator, ora 11:00 në ambjentet e kompanisë. Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të kompanive të cilët do të vijnë me programe internship-i dhe punësimi për të gjithë pjesëmarrësit në Panair. Kompanitë pjesëmarrëse janë të fushës së:

1. Teknologji Informacioni;

2. Agjensi Marketingu;

3. Studio Dizajni dhe Arkitekturë;

4. Studio Printimi;

5. Agjensi rekrutimi.

Me rëndësi: Studentët duhet të jenë të pajisur me CV të printuar!