Drejtoria e Kurrikulave

Shtyp
Krijuar: 20 Maj 2011 Ndryshimi i fundit: 14 Korrik 2023 Vizita: 36808

Drejtoria e kurrikulave

 Prof. Mimoza CUKALLA
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Drejtoria e Kurrikulave kryen këto funksione:

-Koordinon, monitoron aktivitetin për hartimin, riorganizimin, rishikimin dhe mbylljen e programeve të studimit në të tre ciklet e studimit;
-Koordinon dhe monitoron zhvillimin e programeve mësimore duke u mbështetur në Rregulloren e Zhvillimit Kurrikular të UPT-së;
-Koordinon punën me ministrinë përgjegjëse për arsimin e lartë (Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë) për çështjet mësimore dhe të administrimit të kurrikulës në UPT;
-Koordinon dhe monitoron procesin e pranimeve në të tre ciklet e studimit qe ofrohen në UPT;
-Bashkëpunon ngushtë me MASR nëpërmjet organizmave vartëse të saj për të gjitha çështjet dhe problematikat që lidhen me administrimin e anës mësimore ne UPT;
-Administron kërkesat për verifikime që vijnë nga institucione brenda dhe jashtë vendit, publike dhe/ose private, duke mbajtur një data bazë të rregullt për të gjithë ish- studentët e UPT-së.

Sektorët:

Përgjegjës sektori: Rozina MATIJASHI

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjësi i Sektorit të Kurrikulave kryen këto funksione:

1. Monitoron procesin e mbledhjes së të dhënave që kërkon Ministria e Arsimit dhe Sportit për regjistrimin e studentëve në programet e Ciklit të Parë dhe të Dytë të studimeve.

2. Koordinon punën për hartimin e Analizës së punës Mësimore për çdo vitin akademik të mbyllur.

3. Në bashkëpunim me fakultetet kordinon punën për miratimin pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të kritereve të pranimit dhe kuotave të pranimit për Ciklin e Parë dhe të Dytë të studimeve.

4. Në bashkëpunim me fakultetet koordinon punën për hartimin dhe paraqitjen e planeve mësimore dhe rishikimin e planeve ekzistuese, në mënyrë që këto plane të jenë konform me kornizën ligjore në fuqi dhe në respekt të procedurave të miratimit të tyre sipas Statutit të UPT dhe Rregullores së Zhvillimit Kurrikular dhe Mësimdhënies në Senatin Akademik.

5. Ndjek zbatimin e procedurave për propozimin, paraqitjen dhe miratimin e programeve të reja të studimit ose rishikimit të programeve ekzistuese, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore.

6. Kordinon punën për mbledhjen, rifreskimin dhe saktësimin e të dhënave për guidën e programeve te studimit të UPT.

7. Hartimi i një kalendari për aktivitetet dhe afatet kohore të procesit të pranimeve.

8. Trajton çeshtjet në lidhje me ankesa apo kërkesa të paraqitur nga individe, grupe studentesh apo palë të interesuar në lidhje me probleme të veçanta në mbarëvajtjen e procesit mësimor duke zbatuar Rregulloren e Zhvillimit Kurrikular dhe Mësimdhënies.

9. Harton dhe rishikon strukturën mësimore në përputhje me udhëzimet e ministrisë dhe specifikat e UPT-së.


Përgjegjës sektori: Tauland SPAHIU

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjësi i Sektorit të Procesit Mësimor kryen këto funksione:

1. Ndjek dhe koordinon punën ndërmjet fakulteteve për pranimet e reja në programet e ciklit të parë të studimit dhe programet e integruara të ciklit të dytë të studimit.

2. Ndjek dhe koordinon punën ndërmjet fakulteteve për pranimet e reja në programet e ciklit të dytë të studimit.

3. Ndjek dhe koordinon punën në lidhje me pajisjen e studentëve me numra matrikullimi NIM sipas legjislacionit në fuqi.

4. Verifikon kërkesat e ardhura nga Institucionet private ose publike, të vendit ose të huaja, në lidhje me autenticitetin e diplomave dhe verifikimet e dokumentacioneve.

5. Monitoron dhe kontrollon aktivitetet dhe afatet kohore të procesit të pranimeve.

6. Ndjek procesin e printimit të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë si dhe ruajtjen e të dhënave përkatëse.

7. Ndjek e kontrollon zbatimin në praktikë të planeve dhe programeve mësimore të miratuara, evidenton mangësitë duke i sugjeruar organit epror masa konkrete për përmirësim dhe ndryshim eventual.

8. Ndjek dhe kontrollon ecurinë e procesit mësimor dhe përputhjen e tij me planet e programet, në disiplinën e zbatimit të tyre, rregullin e korrektesën e zhvillimit të proceseve të mësimit, praktikave, provimeve si dhe të mbajtjes së dokumentacionit përkatës të këtyre proceseve në lidhje të ngushtë me sekretaritë mësimore të fakulteteve.

9. Merr pjesë në takimet që organizon Drejtori i Drejtorise së Kurrikulave me hallkat administrative të Fakulteteve lidhur me bashkëpunimin ose informimin reciprok për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

10. Ndjek, koordinon dhe menaxhon punën për organizimin e aktiviteteve sportive të studentëve. Bashkëpunon me Federaten Sportive studentore FSSHU.

Specialisti:Bora HIDA

Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Pergjegjes Sektori IT dhe E-Learning:Bledar DEMAJ

Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Specialiste IT:Paola JANLLARI

Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Pershkrimi i punës:

-Të kujdesen për mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterave.
-Të mbajnë kontakte me Fakultetin e Teknologjise së Informacionit dhe me shoqëri të cilat ofrojnë shërbime (suport).
-Të mirëmbajnë website-in e institucionit www.upt.al
-Të bëjnë instalim e PC, printer, skaner ,software etj.
-Të japin asistencë për punonjësit që përdorin asetet kompjuterike në UPT.
-Të bëjnë analizimin e problemeve të rrjetit dhe gjetjen e zgjidhjeve të tyre për vazhdimësinë e punës të personelit të UPT;
-Detyra të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi si dhe aktet e brendshme të institucionit .