Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Shtyp
Krijuar: 28 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 24 Janar 2023 Vizita: 28874
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë 
Kontakt : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
 
Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë:Dr. Gjergji Islami
Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
 
Sektorët:
Përgjegjëse Sektori: MSc. Ing. Besmira Poçi
Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Specialist: MSc. Elona Shanku
Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
 
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (DSBC) të Universitetit Politeknik të Tiranës është ngritur me vendim të Senatit Akademik të UPT datë 26.03.2009 dhe varet nga Rektori i UPT. DSBC funksionon në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
 
Organizimi strukturor i sigurimit të cilësisë në UPT
 
1. UPT është përgjegjës për sigurimin e brendshëm të cilësisë (më poshtë sigurimi i cilësisë) në të gjitha njësitë përbërëse organizative. Për këtë, funksionon Rrjeti i Cilësisë me përgjegjësinë e ngritjes, zbatimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të cilësisë në UPT, mbështetur në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë si dhe standardet dhe udhëzimet evropiane për sigurimin e cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
2. Rrjeti i Cilësisë përbëhet nga Njësia Qendrore e Sigurimit të Cilësisë (NJQSC), e ngritur në rektoratin e UPT dhe Njësitë e Sigurimit të Cilësisë (NJSC) në çdo njësi kryesore të UPT.
3. NJQSC harton standardet institucionale të cilësisë bazuar në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Këto standarde miratohen nga Senati Akademik.
4. NJQSC i propozon Rektoratit të UPT, projektbuxhetin e nevojshëm për ngritjen, funksionimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të cilësisë. Këto fonde parashikojnë funksionimin e Rrjetit të Cilësisë, vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm, trajnime, konsulencë    dhe ekspertizë të jashtme, publikime, veprimtari informuese dhe promovuese, projekte pilot, krijim dhe përditësim të sistemeve elektronike të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave, pajisjen me logjistikë dhe çdo element tjetër të parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Cilësisë.
 
 Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë vendos lidhje bashkëpunimi me dekanët, drejtorët e instituteve, drejtuesit e programeve të studimit, përgjegjësit e departamenteve dhe organizatat studentore të UPT.
 

REZULTATET E SONDAZHIT

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR VITI AKADEMIK 2021-2022 (SEM I)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR "CILËSIA E MËSIMDHËNIES ONLINE" SEM II 2019-2020

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR  PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020(SEM I)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR  PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019(SEM II)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR  PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019(SEM I)

RAPORT MBI ANKETIMIN STUDENTOR PER VITIN AKADEMIK 2017-2018 (SEM II)

 

PUBLIKIME

LIGJI NR. 80-2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN

Kodi-Cilesise-se-Arsimit-te-Larte

Manuali Vleresimit Institucional ial 2016

Certifikata e Akreditimit Institucional UPT

 Specialistet: