Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 07 Tetor 2020 Vizita: 87652

 
FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT (FTI)

http://www.fti.edu.al

Dekani: Prof.Elinda Mece               Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Zv/Dekan:Dr.Evis Trandafili            Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Zv/Dekan:Prof.Asoc.Indrit Enesi     Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Historik i shkurtër i FTI

Historia e degës së Inxhinierise Elektronike fillon qysh prej viteve ´60, me formimin e Katedrës së Elektronikës, si pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë.
Në vitin 1994 u krijua Departamenti i Elektronikës, dhe dega e Elektronikës u organizua në tre drejtime: Automatikë, Kompjutera dhe Telekomunikacion.
Në vitin 2007 u krijua Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (nga bashkimi i strukturave ekzistuese: Departamenti i Elektronikës, Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar dhe Seksioni i Informatikës).
Programet e studimit të FTI-së ofrojnë njohuri në fushat e arkitekturën e sistemeve të telekomunikacioneve, teknikave numerike dhe analoge të përpunimit dhe transmetimit të sinjaleve multimediale, sistemet satelitore, sistemet me fibra optike, protokollet e transmetimit të të dhënave, rrjetat e kompjuterave, rrjetat me sensorë, rrjetat ad-hoc, arkitekturën e sistemeve të përpunimit, strukturën e bazave të të dhënave, sistemet e shperndarë, inxhinieria e softuerit, teknologjitë Web, elementët bazë të sistemeve elektronike, projektimin e elementëve përbërës të sistemeve elektronike, aplikimet e sistemeve elektronike në industri, etj

Struktura e FTI

Departamente:

  1. Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
  2. Departamenti i Inxhinierisë Informatike
  3. Departamenti i Bazave të Informatikës

Diploma dhe grada

Diploma Bachelor:

Diploma Master Profesional:

Diploma Master Shkencor:

Grada Doktor: