Zv/Rektori për anën shkencore

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 21 Prill 2021 Vizita: 34778

Zv/Rektori për anën shkencore: Prof. Asoc. Elfrida Shehu
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Zv. Rektorja për anën shkencore udhëheq planifikimin, organizimin, monitorimin dhe vlerësimin institucional të realizimit të veprimtarive të rëndësishme kërkimore, shkencore e inovative, marrëdhënieve me jashtë si dhe të veprimtarive mbështetëse të lidhura me to, të cilat zhvillohen në Universitetin Politeknik të Tiranës, si dhe promovimin e rezultateve të tyre. Në këtë kuadër, Ajo ushtron detyra dhe kompetenca në këto procese kryesore, duke bashkëpunuar me drejtuesit e njësive kryesore dhe bazë të Institucionit:

- Hartimi i politikave të Kërkimit Shkencor, Inovacionit si dhe projekteve

- Komunikimi dhe koordinimi institucional për vendosje/zgjerim të marrëdhënieve me institucionet e ndryshme brenda vendit dhe me institucione homologe te huaja.

- Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar i personelit akademik dhe të shkëmbimit ndërkombëtar të studenteve dhe pjesëmarrje e stafeve akademike në programe dhe projekte kërkimore kombëtare, europiane dhe më gjerë.

- Diplomimi i kandidatëve të Studimeve të Doktoratës, duke nxitur dhe mbështetur diploma të përbashkëta me institucionet homologe ndërkombëtare.

- Koordinimi i projekteve kërkimore, i pjesëmarrjes në këto projekte si dhe monitorimi i gradave dhe titujve akademike të stafeve akademike të UPT-së.

- Publikimi i studimeve dhe rezultateve të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

- Organizimi dhe harmonizimi i zhvillimit të qëndrueshëm të bazës dhe infrastrukturës laboratorike e teknologjike moderne të informacionit.

- Zhvillimi i qëndrueshëm i infrastrukturës të Bibliotekës Shkencore si dhe të bibliotekave të njësive përbërëse të UPT-së.

- Kryerja e aktiviteteve të ndryshme të afirmimit profesional, kërkimor-shkencor e inovativ si dhe ekspertiza dhe konsulenca, etj.