Përmirësimi i notave

Shtyp
Krijuar: 04 Tetor 2011 Ndryshimi i fundit: 23 Janar 2020 Vizita: 31072

1. Studenti ka të drejtë të kërkoj përmirësimin e notës. Një veprim i tillë lejohet kur nota që kërkon të përmirësoj studenti është e një lënde të vitit akademik që ai sapo ka mbyllur. Studenti ka të drejtë të përmirësoj deri në dy nota në vit.
2. Për përmirësimin e notës, studenti provohet vetëm një herë dhe vetëm në sesionin e vjeshtës. Mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Në rast se studenti nuk paraqitet, mbetet në fuqi nota e sesionit të mëparshëm.
3. Kërkesa për përmirësim note i paraqitet dekanit jo më vonë se një javë pas përfundimit të sesionit të verës. Në bazë të vendimit që merr dekani, sekretaria mësimore kryen veprimet përkatëse.
4. Studenti mund të përmirësojë vetëm vlerësimin e marrë në provim, i cili i bashkëngjitet vlerësimit të marrë në elementët e tjerë të lëndës, përgjatë vitit shkollor.
5. Në rastin e organizimit të lëndëve me module, ku vlerësimi realizohet nëpërmjet provimeve të integruara ose shlyrjes së lëndës me pjesë, përmirësimi i notës bëhet për të gjithë lëndën.