Kushtet e kalimit në vitin pasardhës

Shtyp
Krijuar: 04 Tetor 2011 Ndryshimi i fundit: 21 Prill 2021 Vizita: 38229

1. Viti akademik mbyllet në përfundim të sesionit të vjeshtës.
2. Për programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, studenti i vitit të parë kalon në vitin e dytë nëse ai ka marrë jo më pak se 50% të krediteve (30 kredite) të vitit të parë.
3. Për programet e studimit të ciklit të parë, studenti i vitit të dytë kalon në vitin e tretë, nëse ai ka marrë jo më pak se 80 kredite.
4. Për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, studenti i vitit të tretë kalon në vitin e katërt, nëse ai ka marrë jo më pak se 140 kredite.
5. Studenti i vitit të katërt kalon në vitin e pestë, nëse ai ka marrë jo më pak se 200 kredite.
6. Studenti që nuk plotëson kriteret për të kaluar në vitin pasardhës ka këto të drejta e detyrime për lëndët jokaluese:


a. i njihen të gjitha detyrimet e shlyera kur programet e lëndëve përkatëse janë të pranueshme për vitin në vazhdim;
b. mund të frekuentojë lëndët për të cilat është vlerësuar mbetës dhe është i detyruar të frekuentojë lëndët për të cilat ka detyrim frekuentimin;
c. duhet të shlyejë detyrimet e reja që lindin për shkak të ndryshimit të planit e programeve mësimore, nëse ka detyrim frekuentimi lëndë që janë zëvendësuar në këtë plan me lëndë të reja;
d. duhet të paguajë tarifën e shkollimit.