Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe Eastern Mediterranean University (EMU) - Qipro e Veriut

Shtyp
Krijuar: 20 Nentor 2014 Ndryshimi i fundit: 20 Nentor 2014 Data pubblicazione Vizita: 8045

Një protokoll bashkëpunimi u nënshkrua më 17 Nëntor 2014 me qëllimin për të forcuar lidhjet akademike mes Eastern Mediterranean University dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Akademik Jorgaq Kaçani, Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Zv. Dekani Gjergji Islami firmosën marrëveshjen në zyrën e Rektorit të EMU Prof. Dr. Necdet Osam.

Gjatë vizitës, Prof. Dr. Osam shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e përfaqësuesve të UPT në Eastern Mediteranean University. Rektori Kaçani përcolli përshtypjet e tij më të mira për standardet ndërkombëtare dhe cilësinë e lartë akademike të ofruar në EMU dhe theksoi se ndihet mjaft i nderuar që vendos një protokoll bashkëpunimi me këtë universitet. Pasi të dy rektorët firmosën protokollet e bashkëpunimit, një marrëveshje tjetër me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy fakulteteve të arkitekturës u firmos nga Dekanja e Fakultetit të Arkitekturës në EMU Prof. Dr. Sebnem Hoskara, Zv. Dekanja As. Prof. Dr. Özlem Olgaç Türker si dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në UPT Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe Zv. Dekani Gjergji Islami.

Protokollet e vendosura mes dy institucioneve do të mundësojnë ndarjen e informacionit dhe rezultateve të kërkimit shkencor si dhe shkëmbimin e studentëve dhe anëtarëve të stafit akademik. Pjesëmarrës në ceremoninë e firmosjes së bashkëpunimit për EMU ishin edhe Zv. Rektori për çështjet Akademike Prof. Dr. Ahmet Sözen, Zv. Rektori për Promocionin Prof. Dr. Hasan Amca dhe Zv. Rektorja për çështjet e Studentëve Prof. Dr. Hifsiye Pulhan. Në fund të takimit palët shkëmbyen edhe dhuratat e përgatitura për këtë rast.

Burimi: www.emu.edu.tr