“Si të bëhesh sipërmarrës” - Aktivitet në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, 16 nëntor 2016

Shtyp
Krijuar: 14 Nentor 2016 Data pubblicazione Vizita: 4573

Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me OJF Global Opportunities Albania e cila është  host zyrtar i Javës Globale të Sipërmarrjes në Shqipëri  në datë 16 Nëntor 2016 në sallën Silvano Pedrolo  organizoi takimin “Si të bëhesh sipërmarrës”. 

Në këtë takim të organizuar për studentët  një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar (Menaxher i Toshibas) ndau eksperiencën e tij personale në ecurinë e kompanisë në treg. Gjatë takimit pati shumë interes nga studentët dhe pjesa e fundit e takimit ishte pyetje-përgjigje për çështje me interes si: llojet e teknologjisë që përdorin në produkte apo prodhimet e fundit “environmental friendly” ; mudësitë e rritjes dhe zhvillimit të talenteve brenda një kompanie dhe intership-et.