NJOFTIM - Thirrje për kandidatura për bursa të qeverisë franceze për Master dhe Doktoraturë

Shtyp
Krijuar: 06 Mars 2019 Ndryshimi i fundit: 12 Mars 2019 Data pubblicazione Vizita: 2423

Ambasada e Francës në Shqipëri mbështet studentët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin studimet në një universitet francez duke u akorduar bursa studimi për nivelet Master dhe Doktoraturë (tezë në cotutelle).
Thirrjet janë për vitin akademik 2019-2020.
Për nivelin Master, kandidaturat për Master 2 do të jenë prioritare dhe bursa nuk mund të jetë më shumë se 10 muaj (shtator 2019 - qershor 2020).
Bursa për Doktoraturë në cotutelle përfshijnë 15 muaj mobilitet të shpërndara në 3 vite akademike të njëpasnjëshme;
Dosja e kandidaturës duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin e kandidaturës për Master ose për Doktoraturë ;
- Kopjen e pasaportës;
- Kopjen e diplomës më të lartë dhe listat e notave (dokumente të përkthyera dhe të noterizuara);
- Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës frënge (B2) ose angleze sipas Masterit ose tezës së parashikuar;
- Curriculum-vitae në frëngjisht (në anglisht vetëm për shkollimin në anglisht);
- Letrën e motivimit në frëngjisht për të prezantuar projektin e shkollimit në Francë (në anglisht vetëm për shkollim në anglisht);
- Marrëveshjen për tezën e doktoraturës në cotutelle;
- Letra/t e rekomandimit nga drejtuesi/t) dhe/ose një pedagog i institucionit nga vjen kandidati;
- Vërtetimin e regjistrimit ose kopje të korespondencës së shkëmbyer me universitetin francez. Bursat do t’u akordohen vetëm kandidatëve që kanë një regjistrim në një universitet francez.
Dosja duhet dërguar ose depozituar para 31 Majit 2019 në Ambasadën e Francës në Shqipëri.
Informacion më të detajuar në lidhje me bursat dhe fushat e studimeve gjeni në linkun https://al.ambafrance.org/Bursa-te-qeverise-franceze-per-Mastera-dhe-Doktoratura