FTESË – Pjesëmarrje në aktivitetin Albanian ICT Awards, 20 Mars 2019 ora 12:00 tek salla “Silvano Pedrollo” në UPT

Shtyp
Krijuar: 12 Mars 2019 Ndryshimi i fundit: 12 Mars 2019 Data pubblicazione Vizita: 2173

Të dashur studentë, të diplomuar dhe adhurues të shkencave të ICT-së,

Në datë 20 Mars 2019, në orën 12:00, në sallën “Silvano Pedrollo”, kati i dytë në Universitetin Politeknik të Tiranës do të organizohet një aktivitet nga Albanian ICT Award për të ndarë me ju lajmin për garën më prestigjoze mbarëkombëtare të ICT-së Albanian ICT Awards si dhe t'ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë garë.
Aplikimet janë të hapura deri më 30 Mars 2019 dhe mund të nominoni qoftë një person të talentuar që njihni më mirë apo të kandidoni drejtpërdrejt me projektin tuaj në 7 kategoritë e ndryshme të cilat mund ti gjeni këtu http://ictawards.org/
 
Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve të biznesit të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.
Për të mësuar më shumë mbi  kategoritë e konkurimit, ju mund të shkarkoni broshurën informative në vijim në të cilën do të gjeni informacione të detajuara.
http://ictawards.org/