Projekte

Projekti KHE-STO

Programi: IPA ADRIATIC

Kohëzgjatja: 2013 - 2015

Website: http://khe-sto.info/

Përshkrimi teknik: KHE-STO (Know-How Enhancement for Sustanible Transportation Organization / Përmirësimi i Njohurive për një Organizim të Qëndrueshëm të Transportit) është për rritjen e njohurive mbi transport

 

Lista: Projekte Evropiane dhe Kombëtare - 2008 - 2015 dhe në vazhdim

Në Linjë

Kemi 234 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Kërkimi Shkencor

Krijuar: 28 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 30 Tetor 2014 Vizita: 11629

UPT OFRON:

 
Projekte:

  • 30 projekte (TEMPUS+CEPUS) kanë qenë në fushën e zhvillimit të kurrikulave dhe kanë mbështetur reformimin e programeve të studimit dhe procesit didaktik në fushat inxhinjerike;
  • 46 projekte kanë qenë të mbështetura nga banka Botërore dhe qeveria shqiptare, të cilat kryesisht janë shfrytëzuar për përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës shkencore
  • 30 projekte kanë qenë projekte për kërkim dhe zhvillim (PKZH)
  • 49 projekte janë nga fondi i ekselencës për kërkim fondamental
  • 16 projekte të tjera kërkimi janë mbështetur nga FP6, FP7, IPA, ECOPORT

 

2006 - 2011

80 referime në aktivitete shkencore jashtë vendit.
140 referime në aktivitete shkencore brenda vendit.
Numri i kongreseve / konferencave shkencore, kombëtare e ndërkombëtare të organizuara nga vetë Universiteti Politeknik që nga krijimi i tij, i cili shkon mbi 200.
Angazhimi i stafit akademik në botime tekstesh mësimore, libra dhe artikuj është mjaft i madh. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i politikës që ka ndjekur UPT për të mbuluar në një masë të konsiderueshme disiplinat fondamentale dhe ato speciale me tekste mësimore.
Vetëm gjatë 5 viteve të fundit kemi botimin e mbi 100 libra dhe tekste mësimore, dhe mbi 250 artikuj në organe shkencore brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 1970 Universiteti nxori organin e tij shkencor “Buletinin e Shkencave Teknike”, në të cilin janë botuar mbi 1600 artikuj shkencorë dhe rreth 400 artikuj në ndihmë të prodhimit.
Një nga aspektet e rrëndësishme të realizimit të aktivitetit shkencor në njësitë kryesore të UPT-së është edhe organizimi i shkollave të doktoraturës.
Sot funksionojnë 7 shkolla doktorature me profilizime të ndryshme, në të cilat janë të regjistruar rreth 200 studentë doktorantë. Shumica e doktorantëve vijnë nga radhët e asistentëve të stafit të brendshëm akademik. Shkollat e doktoraturës nuk u ngritën në terren të zbrazët, por u shfrytëzua eksperienca e madhe, e grumbulluar në këto 60 vjet, për organizimin e kurseve të kualifikimit pasuniversitar, SHPU, drejtime të punimeve të dizertacioneve, në të cilat janë përfshirë përveç stafit të brendshëm, edhe një numër i madh i kandidatëve nga institucione të tjera arsimore apo kërkimore të Shqipërisë. 

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion