Projekte

Projekti KHE-STO

Programi: IPA ADRIATIC

Kohëzgjatja: 2013 - 2015

Website: http://khe-sto.info/

Përshkrimi teknik: KHE-STO (Know-How Enhancement for Sustanible Transportation Organization / Përmirësimi i Njohurive për një Organizim të Qëndrueshëm të Transportit) është për rritjen e njohurive mbi transport

 

Lista: Projekte Evropiane dhe Kombëtare - 2008 - 2015 dhe në vazhdim

Në Linjë

Kemi 239 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Pranime në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT) - Cikli i dytë

Krijuar: 29 Shtator 2011 Ndryshimi i fundit: 06 Tetor 2016 Vizita: 109933


Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të dytë - Master dhe Master Profesional

1. Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë Bachelor në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta. Në çdo program studimi të ciklit të dytë përcaktohet lista e programeve të studimit të ciklit të parë që mundësojnë pranimin në të si më poshtë:

  • a. Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë pa plotësime shtesë (pa debite formimi)
  • b. Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë me plotësime të njohurive formuese (me debite formimi)

2. Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me jo më shumë se 30 kredite debite regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë me detyrimin e plotësimit të këtyre debiteve brenda vitit të parë, krahas detyrimeve të përcaktuar nga neni 24 i kësaj rregulloreje.

3. Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me më shumë se 30 kredite debite, duhet t’i plotësojnë ato para se të regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë. Fakulteti u krijon kushte për frekuentimin e disiplinave përkatëse dhe dhënien e provimeve.

4. Për çdo program studimi të ciklit të dytë, fakultetet propozojnë kriteret specifike të pranimit, të cilat miratohen nga Senati i UPT-së. Këto kritere shpallen brenda tre mujorit të parë të vitit kalendarik dhe reflektohen në rregulloren mësimore të programit të studimit. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kuotave të miratuara dhe kritereve të pranimit.

5. Kandidati fitues, fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të fakultetit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht. Për t'u regjistruar, studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:
diploma Bachelor, suplementi i diplomës, (ose dokumenta të tjerë ekuivalente me të), çertifikatë lindje, dy fotografi si dhe faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit në
institucionin e Arsimit të Lartë.

6. Fakulteti ka përgjegjësinë e verifikimit të origjinalitetit të dokumentacionit të paraqitur (diploma e nivelit të parë dhe suplementi i diplomës), brenda dy muajve nga koha e
regjistrimit. Në rast të konstatimit të fallsifikimit të dokumentave, studenti përjashtohet nga universiteti pa iu rimbursuar tarifa e paguar.

7. Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik para fillimit të sesionit të provimeve të dimrit. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime.

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion