Projekte

Projekti KHE-STO

Programi: IPA ADRIATIC

Kohëzgjatja: 2013 - 2015

Website: http://khe-sto.info/

Përshkrimi teknik: KHE-STO (Know-How Enhancement for Sustanible Transportation Organization / Përmirësimi i Njohurive për një Organizim të Qëndrueshëm të Transportit) është për rritjen e njohurive mbi transport

 

Lista: Projekte Evropiane dhe Kombëtare - 2008 - 2015 dhe në vazhdim

Në Linjë

Kemi 297 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Pranime në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT)

Krijuar: 29 Shtator 2011 Ndryshimi i fundit: 06 Tetor 2016 Vizita: 113169

Pranimi i studentëve në programet e studimit  2016-2017

Lista përfundimtare e fituesve në raundin e dytë në UPT sipas fakulteteve:

1. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (FGJM)

  1. Inxhinieri Shkenca Toke
  2. Inxhinieri Gjeoinformatike
  3. Inxhinieri Gjeoburimesh
  4. Inxhinieri Gjeomjedisi


2. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike  (FIE)

  1. Automatizimi i Industrisë dhe Inxhinieri Mekatronike
  2. Energjitikë


3. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike  (FIM)

  1. Inxhinieri Ekonomike
  2. Inxhinieri Materiale
  3. Inxhinieri Mekanike
  4. Inxhinieri Tekstile dhe Mode
  • Rezultatet e përzgjedhjes së kandidatëve jashtë trojeve (Kosova)
  • Rezultatet e përzgjedhjes së kandidatëve jashtë trojeve


4. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike  (FIM&IF)

  1. Inxhinieri Matematike
  2. Inxhinieri Fizike


5. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit  (FIN)

  1. Inxhinieri Gjeodezi
  2. Inxhinieri Hidroteknike
  3. Inxhinieri Mjedis
  4. Inxhinieri Ndërtimi


6. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës  (FAU)

  1. Urbanistikë 
  2. Arkitekturë


7. Fakulteti i Teknologjsië së Informacionit  (FTI)

  1. Inxhinieri Elektronike
  2. Inxhinieri Informatike
  3. Inxhinieri Telekomunikacioni

 Udhëzime nga MAS - procedura aplikimi:

  1. Nr. 22 - 06.09.2016 - Disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.13, dt. 22.07.2016 ”Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruana të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2016-2017
  2. Nr. 18 - 11.08.2016Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit të kandidatëve nga Republika e Kosovës, kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, si dhe kandidatëve me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetrarlegjtk, jetimit, si dhe romët dhe egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruana të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2016 -2017.
  3. Nr. 15 - 01.08.2016 - "Për disa shtesa në udhëzimin nr.13, dt. 22.07.2016 ”Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2016 -2017””.
  4. Nr. 13 - 22.07.2016 - Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2016 -2017.

 


Lista paraprake e fituesve në raundin e parë në UPT sipas fakulteteve:

1. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (FGJM)

  1. Inxhinieri Gjeologjike
  2. Inxhinieri Gjeoinformatike
  3. Inxhinieri Gjeoburimesh
  4. Inxhinieri Gjeomjedisi


2. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike  (FIE)

  1. Automatizimi i Industrisë
  2. Inxhinieri Mekatronike
  3. Energjitikë


3. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike  (FIM)

  1. Inxhinieri Ekonomike
  2. Inxhinieri Materiale
  3. Inxhinieri Mekanike
  4. Inxhinieri Tekstile dhe Mode


4. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike  (FIM&IF)

  1. Inxhinieri Matematike
  2. Inxhinieri Fizike


5. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit  (FIN)

  1. Inxhinieri Gjeodezi
  2. Inxhinieri Hidroteknike
  3. Inxhinieri Mjedis
  4. Inxhinieri Ndërtimi


6. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës  (FAU)

  1. Urbanistikë
  2. Arkitekturë


7. Fakulteti i Teknologjsië së Informacionit  (FTI)

  1. Inxhinieri Elektronike
  2. Inxhinieri Informatike
  3. Inxhinieri Telekomunikacioni

Kritere

  1. Kriter i pranimit në të gjitha programet e studimit të ciklit të parë ose programet e integruara të ciklit të dytë në Universitetit Politeknik të Tiranës, do të jetë mesatarja e shkollës së mesme mbi notën 6.; Modalitetet e renditjes së kandidatëve do të bazohen në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, llojin e shkollës së mesme të ndjekur dhe notat në lëndët specifike.
  2. Modalitetet e renditjes së kandidatëve do të bazohen në mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme, llojin e shkollës së mesme të ndjekur dhe notat në lëndët specifike.

Kritere specifike

Kandidatët për ndjekjen e programeve të studimit të ciklit të parë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë në UPT, do të renditen sipas pikëve të grumbulluara nga llogaritja e rezultateve të shkollës së mesme sipas formulës:

[ 0.7 x Nota mesatare + 0.3 x (Mes Matematikë+Mes Fizikë+Mes Kimi) / 3 ] x Koef. Shkollës

Ku:

Nota mesatare - Nota mesatare e të giithë viteve të shkollës së mesme; Koeficienti i shkollës - varion nga 1.0 nd 1.4, sipas llojit të shkollës së mesme (shiko tabelën bashkëlidhur për koeficientët e shkollave të mesme për çdo program studimi të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë në Universitetin Politeknik të Tiranës); Mes Matematikë, Mes Fizikë, Mes Kimi - nota mesatare e këtyre lëndëve në të giitha vitet e shkollës së mesme.

Koeficientët e shkollave të mesme

Renditja kandidatëve sipas kriterit të mësipërm dhe kuotat për çdo program studimi do të përcaktojnë kandidatët fitues.
Për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, parakusht për pranimin në Universitetin Politeknik të Tiranës është dokumenti që vërteton njohjen e një nga 5 gjuhëve të huaja sipas udhëzimit Nr. 52 datë 03.12.2015 të MAS.

 



Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të dytë - Master dhe Master Profesional

1. Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë Bachelor në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta. Në çdo program studimi të ciklit të dytë përcaktohet lista e programeve të studimit të ciklit të parë që mundësojnë pranimin në të si më poshtë:

  • a. Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë pa plotësime shtesë (pa debite formimi)
  • b. Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë me plotësime të njohurive formuese (me debite formimi)

2. Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me jo më shumë se 30 kredite debite regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë me detyrimin e plotësimit të këtyre debiteve brenda vitit të parë, krahas detyrimeve të përcaktuar nga neni 24 i kësaj rregulloreje.

3. Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me më shumë se 30 kredite debite, duhet t’i plotësojnë ato para se të regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë. Fakulteti u krijon kushte për frekuentimin e disiplinave përkatëse dhe dhënien e provimeve.

4. Për çdo program studimi të ciklit të dytë, fakultetet propozojnë kriteret specifike të pranimit, të cilat miratohen nga Senati i UPT-së. Këto kritere shpallen brenda tre mujorit të parë të vitit kalendarik dhe reflektohen në rregulloren mësimore të programit të studimit. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kuotave të miratuara dhe kritereve të pranimit.

5. Kandidati fitues, fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të fakultetit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht. Për t'u regjistruar, studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:
diploma Bachelor, suplementi i diplomës, (ose dokumenta të tjerë ekuivalente me të), çertifikatë lindje, dy fotografi si dhe faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit në
institucionin e Arsimit të Lartë.

6. Fakulteti ka përgjegjësinë e verifikimit të origjinalitetit të dokumentacionit të paraqitur (diploma e nivelit të parë dhe suplementi i diplomës), brenda dy muajve nga koha e
regjistrimit. Në rast të konstatimit të fallsifikimit të dokumentave, studenti përjashtohet nga universiteti pa iu rimbursuar tarifa e paguar.

7. Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik para fillimit të sesionit të provimeve të dimrit. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime.

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion