Misioni dhe Vizioni

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 24 Mars 2015 Ndryshimi i fundit: 30 Shtator 2020 Data pubblicazione
Super User Vizita: 21873

 MISIONI I UPT-së

Misioni i UPT bazohet në ndershmërinë, kuriozitetin, krijimtarinë, lirinë e shpirtit, bashkëpunimin dhe transferimin e njohurive në fushën e shkencës dhe të edukimit për një zhvillim të qendrueshëm. UPT përhap njohuri, rrit dijet, promovon vlera humane dhe kulturë dialogu dhe drejtësi të gjithanshme për rritjen e cilësisë së jetës duke synuar:

1. të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve si edhe të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj;

2. të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi i lartë gjatë gjithë jetës;

3. të ndihmojë zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal; të kontribuojë në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit të shoqërisë dhe në përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.