Drejtoria e Komunikimit dhe Koordinimit

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 23 Tetor 2020 Vizita: 18831

Sektorët

Specialist:Robert Kodra

E-mail:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përshkrimi i punës:

1.Të disponojë dhe të studiojë të gjitha materialet e shkruara, që lidhen me aktet ligjore dhe nënligjore, me urdhëra dhe udhëzime, me Statutin dhe rregulloret e UPT-së etj, të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e misionit të Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit.

2. Të mbajë dhe vendosë kontakte bashkëpunimi me stafet e marrëdhënieve me jashtë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit, për të rritur spektrin e partneritetit të UPT-së në bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

3. Të hartojë dhe negociojë, në bashkëpunim me Rektoratin e UPT-së, marrëveshjet e bashkëpunimit me universitete të tjera, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me subjekte të tjera me interes të përbashkët.

4. Të asistojë njësitë akademike dhe administrative të UPT-së, për përnbushjen e objektivave, në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit të UPT-së.

5. Të marrë pjesë në organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të tjera, që kanë lidhje me projektet dhe marrëdhëniet me jashtë.

6. Të promovojë aktivitetet e partneritetit të UPT-së në veprimtari të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

7. Të hartojë shkresat përcjellëse dhe praktika të tjera në kuadër të projekteve, marrëveshjeve dhe aktiviteteve të bashkëpunimit me jashtë dhe të administrojë dokumentacionin përkatës.