Sporte në UPT

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 25 Prill 2018 Ndryshimi i fundit: 13 Shkurt 2020 Data pubblicazione
Super User Vizita: 6239

Universiteti Politeknik i Tiranës ka Shoqatën Sportive Studentore të tij te miratuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë Vendim Nr. 5674 që prej datës 02/112017.
Aktiviteti sportiv i UPT-së filloi në Lojërat Studentore Nëntor 2016 që u zhvilluan në nivel Universitetesh publike dhe private duke zënë Vend e Dytë në disiplinën e Basketbollit. Gjithashtu pas krijimit të Shoqatës Sportive, UPT merr pjesë në Kampionatin Kombëtar Studentor që organizohet rregullisht çdo vit akademik nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar në 4 (katër)  disiplina Volejboll Femra, Minifutboll Meshkuj, Basketboll Meshkuj dhe Futboll Meshkuj. 
Ekipi i Basketbollit Meshkuj i UPT-së 2018 – 2019, koordinuar nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar, mori një ftesë për takim miqësor në Zagreb me Universitetin e Zagrebit, duke përfaqësuar denjësisht Universitetin Politeknik të Tiranës.
Nëpërmjet zhvillimit të sportit universitar synohet  të rriten ambicia dhe mundësia në lëvizjen sportive universitare për studentët dhe shoqërinë duke kombinuar zhvillimin intelektual dhe fizik, për të inkurajuar integrimin e studentëve në sport, edukimin e tyre përmes sportit si dhe për të ndërtuar marrëdhënie  të ngushta miqësore në bashkësinë universitare shqiptare nëpërmjet sportit të integruar me arsimin.
Shoqata Sportive Studentore e UPT është një nga anëtaret themeluese të Federatës Shqiptare Sportive Universitare.

"Takimi sportiv me A.Mojsiu Durres,ne Tirane me 25 maj 2018"

"Takimi sportiv me Universitetin Eqerem Çabej ne Gjirokaster 18.05.2019"

 "Takimi sportiv me Universitetin Ismail Qemali ne Vlorë 02.11.2018"

“Ndeshja Basketboll meshkuj UPT – Axhuvani date 15.11.2019 ne Pallatin e Sportit ARusi Tirane”

Takimi Miqesor me Universitetin e Zagrebit 28 Maj 2018

Takimi Sportiv me FNoli ne Korce 04 Maj 2018

Takimi Sportiv me Univerisiteitn e Mjekesise ne Tirane 11 maj 2018