Të drejta dhe detyrat
Krijuar: 07 Tetor 2011
Ndryshimi i fundit: 07 Dhjetor 2018
Vizita: 31819
Faqja 1 nga 2
Të drejtat dhe detyrat e studentit
Studenti ka të drejtë:
- Të përdorë pajisjet e shkollës, sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor, laboratoret, bibliotekën dhe mjediset sportive e kulturore të Fakulteteve të Universitetit;
- Të organizohet në shoqata të ndryshme jopolitike dhe joekonomike në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, statutin e Universitetit, aktet ligjore e nënligjore përkatëse.
- Të përfaqësohet në senatin akademik dhe këshillat e fakulteteve në përputhje me statutin e Universitetit Politeknik
- Të kërkojë respektimin e procesit mësimor dhe të procedurave siç parashikohen në Statut dhe rregulloren e brendshme te fakultetit.
- Të shprehë opinionet e veta për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik
- Të ndjekë leksione, seminare/ushtrime dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore të organizuara në përputhje me statusin e tyre.
- Të ankohet në instancat përkatëse të universitetit për çdo shkelje të të drejtave të tij.
- Të pajiset me kartën e studentit, e cila është një dokument unik me anë të së cilës studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara. Kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e e kartës së studentit përcaktohen nga MASH. Kategoritë e shërbimeve, që ofrojnë entet shtetërore bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentore dhe me persona juridik privat që ofrojnë shërbime të ndryshme.
Bursa për studime
Studentët e institucioneve publike të arsimit të lartë përfitojnë bursa si mbështetje ekonomike për studimet e tyre, si dhe stimuj materialë për rezultate të shkëlqyera.
Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në statutet e tyre kritere dhe procedura për shpërblime të studentëve, që përballohen nga vetë institucionet.
Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave konsideron dhe raste të tjera për dhënie bursash, si dhe bursa për studentë të shkëlqyer dhe shkencëtarë.