Kemi 154 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
TRANSFERIMI I STUDIMEVE / PROGRAMET E DYTA TË STUDIMIT
I. Transferimi i studimeve në të njëjtin program studimi
A. Kriteret:
1. Studenti duhet të ketë grumbulluar nga Matura Shtetërore sasi pikësh më të larta se pragu minimal i pikëve që është arritur në programin e studimit të kërkuar në vitin përkatës.
2. Studenti duhet të ketë fituar jo më pak se 30 kredite në programin përkatës të studimit.
3. Për kryerjen e transferimit të studimeve në programin e studimit Arkitekturë, studenti duhet t'i jete nenshtruar nje konkursi pranimi të përafërt me konkursin e pranimit në UPT. Në të kundërt ai duhet t'i nënshtrohet konkursit tonë të pranimit dhe të renditet në grupin e fituesve.
B. Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Formulari i aplikimit për program të dytë studimi, i plotësuar nga aplikanti.
2. Karta e studentit ose çdo dokument tjetër ku të vërtetohet që ka statusin e studentit në universitetin nga vjen.
3. Vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qenë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet.
4. Listën e detyrimeve të shlyera, kreditet dhe notat e fituara për çdo detyrim.
5. Programet e lëndëve që ka likujduar.
6. Vërtetim për pikët e fituara në maturën shtetërore.
7. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar e kartës së identitetit ose pasaportës).