Njoftim

Shtyp
Krijuar: 23 Maj 2020 Data pubblicazione Vizita: 610

Bazuar në vendimin nr. 10, datë 22.05.2020 të Senatit Akademik “Për publikimin e kërkesës për aplikim për anëtarë në Komisionin e Apelimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, ju njoftojmë se regjistrimi i kandidatëve të interesuar për anëtarë në Komisionin e Apelimit, bëhet në Sekretarinë e Senatit (pranë Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Rektorat) brenda datës 28.05.2020. Orari për dorëzimin e dokumentacionit përkatës është 09:00 – 13:00.
Të drejtën për të aplikuar e kanë anëtarët e personelit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 39, pika 2 të rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin Politeknik të Tiranës”.