Njoftim – U zhvillua Panairi “ Work & Study- Gati për shkollë 2020( Talentet e reja)”

Shtyp
Krijuar: 16 Shtator 2020 Data pubblicazione Vizita: 343

Universiteti Politeknik i Tiranës mori pjesë në Panairin “Work & Study-Gati për Shkollë 2020( Talentet e reja)”

Ky eveniment, një markë e kthyer tashmë në traditë, zhvilluar në datat 10-14 Shtator, u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në konsultim me Drejtoritë Arsimore Rajonale.

Në të morën pjesë institucionet publike dhe private të Arsimit të Lartë, kompanitë ofruese për punësim si dhe shtëpitë botuese të librit shkollor.

Ky eveniment ishte një mundësi ku Universiteti Politeknik i Tiranës shpalosi ofertat e tij dhe një pikë takimi i sipërmarrjes me kërkesën për punë.

Të rinjtë patën rastin të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë private për punësimin e tyre, ndërsa maturantët u njohën më konkretisht me kurrikulat që ofrojnë institucionet e Arsimit të Lartë.

Me rëndësi të veçantë ishte pjesëmarrja e gjithë të rinjve në “Konkursin e ideve”, ku ata shfaqën idetë e tyre inovative në:

-Ideja më e mirë në biznes;

-Ideja më inovative në teknologji;

-Projekti më i mirë në arkitekturë;

-Projekti më i mirë në agrokulturë;

Të tilla veprimtari synojnë të hedhin strategji të reja në tregun e punës dhe studimit.